MENU
klinika

Serie A, krahasimi me vjet

Milan +18 pikë, Juve në pikiatë me -12

25.01.2021 - 18:24

Ekipet në Serie A kanë përshkuar gjysmën e rrugës, ndaj mund ta krahasojnë situatën e tyre aktuale me atë të vitit të kaluar, për të vlerësuar ndonjë përmirësim ose përkeqësim.

Kryesuesi i grupit të ekipeve aktive është Milani i Stefano Pioli, i pari në renditje, i cili krahasuar me sezonin 2019-2020 arriti të merrte 18 pikë më shumë (nga 25 në 43). Rritja më e madhe pas kuqezinjve është ajo e Sassuolo, +11 pikë të çmuara (nga 19 në 30). Ky kapërcim e lejoi ekipin e De Zerbi të jetë befasia e këtij sezoni, pavarësisht disfatës në ndeshjen e fundit kundër Lazio.

Emiljanët janë potencialisht të kapërcyeshëm vetëm nga Napoli i Gattuso, aktualisht i treti në këtë renditje speciale, për shkak 10 pikëve më shumë, krahasuar me kampionatin e kaluar (nga 24 në 34), por pa ndeshjen që do të rikuperojnë kundër bardhezinjve.

Midis skuadrave aktive, Sampdoria është gjithashtu shumë e mirë (+7, nga 19 në 26), ndërsa Verona (nga 26 në 30) dhe Genoa (nga 14 në 20) kanë rritje me +4 pikë. Lista e ekipeve në rritje përfundon me Romën e Fonseca (+2, nga 35 në 37) dhe mbi të gjitha Atalanta e Gasperini (+1, nga 35 në 36).

Në grupin e atyre që janë përkeqësuar, gjejmë Parma dhe Cagliari, në vendin e parë, si në zonën e plotë të rënies, ashtu edhe me një diferencë shumë të rëndë, -15 pikë. Një vit më parë, emiljanët e mbyllën fazën e parë me 28 pikë (sot 13) dhe sardët me 29 pikë (sot 14).

Pas tyre është Torino, me një trend shqetësues -13 pikë, si rezultati i vetëm 14 pikëve në renditje aktualisht (29 pikë në fund të fazës së parë të sezonit të kaluar). I ndjekur nga Juventus, që me drejtimin e ri të Andrea Pirlo ka njohur ngadalësim serioz.

Si ekip “pune në zhvillim”, “Zonja e Vjetër” ka 12 pikë më pak se një vit më parë; është larg nga 48 pikët me të cilat fitonte titullin e kampionit të dimrit (36 pikë), edhe pse ka ndeshjen kundër Napolit për ta luajtur.

Skuadra e pestë në këtë renditje speciale është Lazio e Simone Inzaghi, e cila pagoi çmimin e kthimit në Champions. Ajo kaloi nga “anti-Juve” në luftën për titull janarin e kaluar, me 43 pikë, afër “zonës së Europës” tani, me 34 pikë.

Lista vazhdon me Udinese (-6, nga 24 në 18), Inter (-5, nga 46 në 41) dhe Bologna (-3, nga 23 në 20). Fiorentina është skuadra e vetme që ka bërë saktësisht të njëjtin udhëtim (21 pikë) në dy vitet e fundit, ndërsa Benevento, Spezia dhe Crotone nuk mund të llogariten siç ishin në Serie B sezonin e kaluar.

Ka shumë surpriza, gjithashtu në formacionin më të mirë, të përpiluar nga Opta. Është përzgjedhur nga një lojtar për secilin rol, duke filluar me prapavijën. Opta ia beson portën Marco Silvestri (Hellas Verona) që ka statistikat më pozitive deri tani, si pikë referimi te skuadra veneciane.

Top-formacioni i fazës së parë të Serie A

(4-3-3) Marco Silvestri (Hellas Verona) – Danilo (Juventus), Milan Skriniar (Inter), Stefan de Vrij (Inter), Theo Hernandez (Milan) – Rodrigo De Paul (Udinese), Marcelo Brozovic (Inter), Frank Kessie (Milan) – Luis Muriel (Atalanta), Romelu Lukaku (Inter), Cristiano Ronaldo (Juventus)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN