MENU
klinika

Serie A, Java 19

Milan turpërohet në shtëpi, nuk përfiton Inter

23.01.2021 - 19:58

Nuk ishte dita e skuadrave të Milanos. Si Milan, ashtu edhe Inter, nuk kanë fituar sot. Kuqezinjtë janë mposhtur 0-3 nga Atalanta në “San Siro”, ndërsa Inter nuk ka shkuar më shumë se 0-0 në fushën e Udineses.

Atalanta ka kaluar në avantazh me Romero në 26’, teksa ka shmangur me një lëvizje të bukur Kalulu-n dhe ka mposhtur Donnarumma-n. Një gol që vuri vendasit në vështirës që në pjesën e parë, që mbyllet 0-1.

Pjesa e dytë nis me gol. Miqtë kanë dyshuar avantazhin në minutën e 51-të. Goli është shënuar nga Ilicic me penallti. Një penallti e shkaktuar nga një goditje me bërryl të Kessie ndaj sllovenit.

Goditjen fatale kuqezinjve do t’ia jepte Zapata në 77’, duke cuar shifrat në 0-3. Mandzukic debutoi në 70’, por që nuk mundi të ndryshonte fatet e takimit. Milan pësoi humbjen e dytë sezonale, të dyja në shtëpi, por kjo djeg shumë.

Nga humbja e Milanit nuk ka përfituar dot Inter, që e mbyll pa gola në transfertë ndaj Udineses. Milan mban kreun, tashmë 2 pikë para Interit, por skuadrat ndjekëse janë afruar, pa harruar që Juventus ka dy ndeshje më pak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN