MENU
klinika

"Apeloj fort që të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm"

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi video-mesazh për rifillimin e procesit mësimor

10.01.2021 - 10:38

Nëpërmjet një videoje sensibilizuese për respektimin e masave anti-COVID ku përcillen mesazhe nga vetë nxënësit, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka uruar nxënësit dhe mësuesit për një rifillim sa më të mbarë të procesit mësimor.

“Më këtë video ku me shumë dashuri 😍 përcillen mesazhet e nxënësve mbi rëndësinë e respektimit të rregullave anti-COVID, uroj çdo nxënës e mësues për një rifillim sa më të mbarë nesër të procesit mësimor dhe apeloj fort që të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm në zbatimin e tyre! 🙏 Suksese e mbarësi të gjithëve! 🤗 #maskë 😷 #distancë ↔️ #higjienë”- shkruan ajo.

Njëkohësisht, ajo apelon fort që gjithsecili prej nesh të jetë i kujdesshëm në respektimin e këtyre rregullave që janë shumë të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit dhe rikthimin sa më parë në jetën normale të mëparshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN