MENU
klinika

Policia e Tiranës kërkon rifillim të hetimeve për “21 janarin”!

Ministrja Gjonaj: Prokuroria do hetojë mbi bazën e provave!

21.01.2021 - 11:57

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është pyetur sot nga gazetarët nëse ka prova të reja që në 10 vjetorin e protestës së “21 janarit”, gjatë së cilës u vranë 4 qytetarë e të tjerë u plagosën, Policia e Tiranës ka kërkuar rifillim të hetimeve.

Burimet thanë se dje është depozituar një letër drejtuar Prokurorisë së Tiranës, në formën e kërkesës për rifillim të hetimeve, ku shtrohen çështje konkrete dhe riekspertime që kërkohen nga Policia.

Pyetje: Vetëm pas 10 vitesh mos është propagandë apo provokim? Ka prova të reja që i gjeti dje?

Ministrja Gjonaj: Policia do veprojë e pastaj prokuroria do hetojë mbi bazën e provave.

Dje, në letrën e saj drejtuar organit të akuzës, Policia e Tiranës kërkon riekspertim të predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës.

Gjithashtu, kërkon që të ripyeten personat që kanë dijeni, kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të Gardës së Republikës, që ishin në shërbim në datën 21 janar 2011. Gjithashtu, në letër kërkohet të ripyeten të afërm të viktimave dhe dëshmitarë.

Gjithashtu, kërkohet riekspertim për caktimin e drejtimit të qitjes gjatë vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes, Erald Boshas, Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN