Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mori pjesë në telekonferencën e drejtuesve të vendeve të Grupit të Menaxhimit COVID-19 të vendeve të BE.
Udhëheqësit shkëmbyen mendime mbi pandeminë në vendet e tyre, si dhe mbi rrjedhën e vaksinimeve, për të cilat ranë dakord se ishte një ndërmarrje e madhe dhe teknikisht e vështirë.
“Vaksinimet duhet të vazhdojnë më shpejt” , theksoi kryeministri grek duke shtuar se Bashkimi Europian duhet të procedojë sa më shpejt të jetë e mundur me miratimin e vaksinës AstraZeneca dhe kompani te tjera.
Pjesëmarrësit evropianë gjithashtu ndanë shqetësimin e tyre në lidhje me disponueshmërinë e ulët të vaksinave në këtë fazë dhe theksuan se Europa duhet të lëvizë më shpejt në këtë nivel.