MENU
klinika

Bundesliga, Java 18

Monchegladbach nuk fal, Dortmund në krizë

22.01.2021 - 22:28

Borussia Monchegladbach ka treguar edhe njëherë se është skuadra për t’u marrë në konsideratë. Në ndeshjen e shtëpisë ndaj Dortmund fitoi 4-2, rezultat që u përmbys dy herë. Verdhezinjtë zbresin në vendin e katërt.

Mjaftuan 40 sekonda që të shënohej goli i parë. Vendasit përshëndetën rrjetën me anë të Neuhas, por ishte VAR që ndërhyri dhe anuloi gjithçka. Një moment që gjyqtari ishte shumë afër dhe lejoi lojën. Megjithatë, në 11’, Elvedi kaloi vendasit në avantazh.

Dortmundi barazoi shpejt. Ishte sulmuesi Erlind Haaland që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 22′. Sancho ka dhuruar një asist mjaft të bukur, Haaland përshëndeti rrjetën për 1-1. Sulmuesi norvegjez nuk u ndal aty, pasi dërgoi topin në rrjetë dhe për 1-2 në 28’.

Monchegladbach reagoi sërish. Elevdi ka barazuar shifrat në minutën e 32′ duke iu përgjigjur Haalandit me dygolëshin e tij. Ndeshja ishte mjaft emocionuese dhe e bukur. Pjesa e parë u mbyll në barazimin 2-2.

Në filimin e pjesës së dytë Borussia Monchengladbach kalon në avantazh, ndërsa më pas vendasit kanë gjetur golin e katërt. Sulmuesi Marcus Thuram u rikthye pas dënimit dhe dërgoi topin në rrjetë pak minuta, pasi zbriti në fushën e lojës. Humbje e turpshme e Dortmund.