MENU
klinika

Fillon sonte dhe zgjat tre ditë

Moti rezervon surpriza në orët në vijim

13.01.2021 - 15:42

Prej dy ditësh Shqipëria ka shpëtuar nga moti i lagësht me shi duke bërë që uji, i cili përmbyti disa zona të tërhiqet duke i dhënë mundësi banorëve dhe autoriteteve që të ndërhyjnë për rregullimin e pasojave.

Megjithatë, moti do të sillet ekzaktësisht si për dimër në Shqipëri, ku pas shirave tashmë na pret acari dhe debora. Ashtu siç raportoi në mëngjes edhe Meteoalb, gjatë orëve në vijim vendi do të përfshihet nga temperatura të ulta dhe reshje të dendura dëborë në pjesën lindore dhe veri-lindore të tij.

Reshjet e dëborës pritet të fillojnë mbrëmjen e datës 13 janar dhe do të përfshijnë malësinë e Tiranës, Përrenjesin, Pogradecin si edhe të gjithë pjesën lindore dhe veri-lindore të Shqipërisë. Stacionet meteorologjike rajonale bëjnë me dije se parashikohet që në zonat në fjalë të bjerë 2 deri në 3 cm/ orë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kushte jo të favorshme detare

‘Adriatiku i tërbuar’, shtyhen lundrimet


Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!