MENU
klinika

E kemi injoruar gjithë jetën

Mrekullia që bën çaji i hithrave për flokët

18.01.2021 - 08:35

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Ajo është e pasur me proteina, kalcium, magnez, fosfor, beta karoten, si dhe vitamina A, C, D, dhe kompleksin e vitaminave B. Hithra lufton inflamacionin, reumatizmën, trajton kontraktimet e muskujve, alergjinë dhe tensionin e lartë të gjakut, por gjen përdorim të gjerë edhe në kujdesin ndaj flokëve.

Përgatitja e çajit të hithrës:

Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta.

Personave që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me çaj hithrash, 2-3 herë në javë. Floku juaj është i thatë, i pashëndetshëm dhe i zhveshur nga sebumi, yndyra natyrale e flokëve. Në një enë rrihen 2 verdha vezësh, shtoni 1 lugë gjelle mjaltë, 5-10 vaj esencial hithre dhe 1 filxhan kafeje me çaj hithrash. Përziejini përbërësit dhe më pas masazhoni flokët. Lëreni të veprojë për 2 orë dhe lani kokën si zakonisht, por shpëlarjen e fundit bëjeni me çaj. Do të habiteni me rezultatin.