MENU
klinika

Kupa e Italisë dhe e Mbretit

Muriqi kalon Lazion në çerekfinale, Barça e zgjidh në shtesë

21.01.2021 - 23:18

Lazio e ka zgjidhur në fund kualifikimin në çerekfinale, duke fituar 2-1 në shtëpi ndaj Parmës. Parolo shënoi në 22’ për bardhekaltrit, por në 83’ Mihaila barazon për miqtë.

Kur Parma mendoi se coi në shtesë, janë vetë miqtë që shënojnë në portën e tyre me Colombi, me një autogol. Por në fakt goli është i Muriqit. Thomas Strakosha ishte titullar sonte në ndeshjen e kupës. Lazio do të ndeshet me Atalantën në çerekfinale.

Barcelona vuan sërish, edhe në Kupën e Mbretit. Lionel Messi mungonte si pasojë e dënimit me karton të kuq. Përballë Cornella, që eliminoi Atletico Madrid, blaugranat ishin të pafat gjatë 90 minutave.

Pjanic ka patur mundësi të kalojë në avantazh katalanasit nga pika e bardhë në minutën e 40-të, por gjuajtja e tij është ndalur nga portieri i vendasve. Pastaj ishte radha e Dembele, që humbi penalltinë e radhës kundër Cornella-s në transfertë.

Sapo fillon shtesa, Barcelona kalon në avantazh pikërisht me Dembele. Një gol që vlen shumë për kualifikimin, teksa do të ishte turpi i radhës në Spanjë. Ne fund eshte Braithwaite qe shenon golin e dyte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN