MENU
klinika

Ministri i Shëndetësisë: Ky variant është regjistruar në Serbi...

Mutacioni i ri i COVID shfaqet në Maqedoninë e Veriut

14.01.2021 - 16:48

Një variant i ri i COVID-19 është shfaqur në Maqedoninë e Veriut. Ditën e sotme, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar për mediat se varianti në vend që është zbuluar nuk është identik me atë në Britaninë e Madhe, por i ngjashëm.

Ai thekson se ky variant është zbuluar identik në Serbi dh Zvicër. Sipas tij, që nga fillimi i pandemisë Maqedonia e Veriut ka zbuluar 7 lloje mutacionesh në vend, që kanë qenë dhe në vendet e tjera.

“Identik si ai që është detektuar në Britani të Madhe, jo! Tek ne janë detektuar 7 lloje mutacionesh gjenetike në Laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, që nga fillimi i krizës. Lloji që dominon nga fundi i verës dhe muajt kur u arrit piku tashmë është i ngjashëm në kuptimin e mutacioneve siç kanë ndodhur në Britani. Ky virus si i joni është regjistruar në Serbi dhe Zvicër”, deklaroi Venko Filipçe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN