MENU
klinika

Bundesliga, java 16

Nalet Dortmund e Leipzig, Bayern mbetet në krye

16.01.2021 - 17:29

Bayern Munchen mbetet në krye edhe pa luajtur. Kjo për fakti se Leipzig nuk fitoi dot në transfertë ndaj Wolfsburg, duke u ndalur 2-2, edhe pse kaloi i pari në avantazh.

Nuk fitoi as Dortmund, që u ndal 1-1 në shtëpi nga Mainz. Një barazim që lë verdhezinjtë në vendin e katërt, gjithsesi, jo shumë larg kreut, 4 pikë.

Në ndeshjet e tjera u regjistruan këto rezultate: Koln-Hertha Berlin 0-0, Hoffenheim-Arminia Bielefeld 0-0 dhe Werder Bremen-Augsburg 2-0. Bayern Munchen do të luajë nesër ndaj Freiburg në “Allianz Arena”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN