MENU
klinika

Serie A, Java 19

Napoli shënon në minutën e parë, pastaj pëson 3 gola

24.01.2021 - 17:03

Verona ka përmbysur Napolin 3-1 në ndeshjen e luajtur në shtëpi në javën e 19-të të Serie A, duke zbehur ndjeshëm pretendimet e të kaltërve në këtë sezon, që rrezikojnë të jenë sërish Champions.

Miqtë nga Napoli shënuan që në minutën e parë me Lozanon. Ndërsa Verona barazon në mintutën e 34-t me Dimarco dhe kaq përfundon pjesa e parë, 1-1.

Është Barak që kthen rezultatin 2-1 në të 62’, ndërsa Zaccagni në 79’ con shifrat në 3-1, duke vulosur fitoren. Elseid Hysaj u aktivizua 90 minuta të plota te Napoli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN