MENU
klinika

Fituesi do të shpallet në muajin tetor të 2021

Navalny, Greta Thunberg dhe OBSH nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

31.01.2021 - 13:59

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe aktivistja suedeze për klimën Greta Thunberg janë në mesin e të nominuarve për Çmimin Nobel për Paqe vitin 2021.

Mediat e huaja bëjnë me dije se mijëra njerëz, duke filluar nga anëtarë të parlamenteve në mbarë botën e deri tek ish-fituesit kanë mundësin që të propozojnë kandidatë për këtë çmimi.

Ligjvënësit norvegjezë kanë nominuar laureatët eventual çdo vit, që nga viti 2014, me përjashtim të vitit 2019.

Ndërkohë për ligjvënësit norvegjezë, të nominuarit përfshijnë Greta Thunberg, Alexei Navalny dhe OBSH me programin COVAX, i cili siguron qasje të drejtë në vaksinat kundër COVID-19 për vendet e varfra.

Thunberg u emërua si “një nga zëdhënëset kryesore në luftën kundër krizës së klimës”, ndërsa Navalny, i emëruar nga akademikë rusë, u është nominuar për “përpjekjet e tij për demokratizimin paqësor të Rusisë”.

Të nominuarit e tjerë përfshijnë ish-presidentin amerikan Donald Trump, Aleancën Veri-Atlantike (NATO) dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Ndërkohë fituesi do të shpallet në muajin tetor të këtij viti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga pandemia te lufta

Bota përgjatë 2020