MENU
klinika

"Me të vdiq paanshmëria"

Ndahet nga jeta ikona e televizionit amerikan, Larry King

23.01.2021 - 17:16

Gazetari i njohur amerikan Larry King ka humbur jetën në moshën 87 vjeçare.

Ai kishte dalë pozitiv me Covid-19 në fillim të këtij muaji dhe po trajtohej në një spital në Los Angeles.

King, karriera e të cilit zgjati më shumë se gjashtë dekada, kishte diabet tip 2 dhe kishte vuajtur nga kanceri i mushkërive, angina dhe sulme në zemër në vitet e fundit.

King fitoi vlerësime të shumta, duke përfshirë dy Çmime Peabody dhe një Emmy, në karrierën e tij, që zgjati mbi 60 vjet.

Fama e tij filloi në vitet 1970 me programin e tij në radio The Larry King Show.

Ai pastaj vazhdoi të ketë shfaqjen e tij televizive, Larry King Live në CNN, midis 1985 dhe 2010, ku të ftuarit e tij përfshinin politikanë, njerëz të famshëm, yje sportivë dhe teoricienë të njohur të konspiracionit.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të tij, ka reaguar gazetari i njohur Sokol Balla. Ky i fundit shprehet se sot gazetaria televizive duhet të mbajë zi dhe se me ndarjen nga jeta të Lerry King, paanshmëria duhet që të mbajë zi.

“Ai intervistoi 50 000 njerëz. Ai bëri pyetje të thjeshta: ‘Unë mendoj se mysafiri është ylli’, ishte shprehja e tij. Por, ai ishte vetë ylli.

Në fund ai ndërroi jetë nga Covid-19. Gazetaria televizive duhet të mbajë zi për Larry King. Me të vdiq edhe paanshmëria”, shkruan Balla.