MENU
klinika

"Bridgerton"

Netflix me serialin më të suksesshëm, për arsye… banale

29.01.2021 - 13:34

         Më i suksesshmi në platformën Netflix, sikur bëjnë me dije vetë autorët, është seriali “Bridgerton” –  drama që i vendos ngjarjet në Britaninë e fillimit të viteve 1800.

Përmes një deklarate nga ana e kompanisë, theksohet se seriali është ndjekur nga plot 82 milionë të abonuar, vetëm në 28 ditët e para të publikimit.

Kompania tha gjithashtu, se seriali përbënte 10 për qind të pjesës së tregut në të gjitha shtetet ku operon, përveç Japonisë, ndërsa ka qenë seriali më i ndjekur në 83 shtete, mes tyre edhe në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Brazil, Francë, Indi dhe Afrikën e Jugut.

Drama e bazuar mbi romanet nga Julia Quinn, ka shkaktuar shumë debate që prej debutimit, në fund të vitit të kaluar. Ngjarjet zhvillohen në Londrën e vitit 1813, në fund të epokës xhorxhiane, të quajtur kështu për shkak të sundimit të Anglisë nga mbretërit Xhorxhi I, Xhorxhi II, Xhorxhi III dhe Xhorxhi IV.

BRIDGERTON
(L to R) PHOEBE DYNEVOR as DAPHNE BRIDGERTON, RUBY BARKER as MARINA THOMPSON, HARRIET CAINS as PHILLIPA FEATHERINGTON, BESSIE CARTER as PRUDENCE FEATHERINGTON and POLLY WALKER as PORTIA FEATHERINGTON

Skenat erotike dhe kostumet e periudhës që i përkasin ngjarjet, kanë bërë që seriali të tërheqë vëmendje të madhe… 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Së shpejti “Rolling Thunder Revue”

“Netflix” një dedikim për Bob Dylan

Video/Për çfarë flet dokumentari?

“Homecoming” nga Beyonce së shpejti në Netflix


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit