MENU
klinika

Arsyeja

Nevil Dede braktis Tiranën 15 minuta para ndeshjes

25.01.2021 - 14:23

Tirana është klubi që “ha shumë koka” trajnerësh dhe kjo u duk edhe sot. Tekniku Nevil Dede braktisi skuadrën 15 minuta para startit të sfidës ndaj Laçit. Menjëherë sapo u mësuan formacionet zyrtare, presidenti Refik Halili pati një takim kokë më kokë me trajnerin.

Menjëherë pas këtij takimi, Dede është larguar me makinën e tij nga parkingu para stadiumit “Selman Stërmasi”. Mësohet se arsyeja i këtij largimi ishte aktivizimi i Kukës si titullar. Pas largimit të Dedes, Kuka është hequr nga formacioni, ndërkohë në vend të tij është futur Danso.

Një largim enigmatik, që pritet të zbardhet më tej. Nuk dihet nëse palët kanë shkëputur përfundimisht bashkëpunimin ditën e sotme, apo gjakrat do të ulen disi në ditët në vijim. Një situatë e paprecedentë kjo te Tirana, ekipi kampion në fuqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN