MENU
klinika

NBA

Nga 5 fitore radhazi, Lakers e Celtics kryesojnë konferencat

16.01.2021 - 13:06

Los Angeles Lakers në Konferencën e Perëndimit dhe Boston Celtics në Lindjes janë liderët e NBA për momentin, duke marrë fitoret e pesta radhazi dhe kryesuar bindshëm, teksa kanë vetëm nga 3 humbje.

Kampionët në fuqi të Lakers mposhtën 112-95 Neë Orleans Pelicans. LeBron James më i miri i ndeshjes me 21 pikë, 8 rebound dhe 11 asiste. Në Perëndim, Lakers ndiqet nga skuadra tjetër kaliforniane e Clippers, teksa fitoi thellë 138-100 në fushën e Sacramento Kings.

Në Lindje, Boston Celtics fitoi bindshëm në shtëpi 124-97 ndaj Orland Magic. Celtics nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren, me Broën që ishte shënuesi më i mirë me 21 pikë.

Po në këtë konferencë po bën mirë edhe Milëaukee Bucks, që mban vendin e dytë. Bucks mposhtën ngushtë në shtëpi 112-109 ekipin e Dallas Mavericks, me Antetekounmpo autor të 31 pikëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN