MENU
klinika

Historia e pazakontë

Nga karroca me rrota në fëmijëri, në debutimin në kupë

19.01.2021 - 21:22

Histori e pazakontë, një ëndërr e realizuar falë këmbënguljes dhe pasionit të jashtëzakonshëm për futbollin. Episodi prekës ndodhi në raundin e tretë të FA Cup në Angli.

Declan Thompson, 18 vjeç, debutoi me skuadrën e parë të Sheffield Wednesday. Ai ka një të kaluar të dhimbshme. Në moshën 5-vjeçare u diagnostikua me sëmundjen “Perthes”, një sëmundje e rrallë që shfaqet te fëmijët.

Iu nënshtrua disa operacioneve, duke e kaluar fëmijërinë e tij në karroce me rrota. Pavarësisht vështirësive, Thompson nuk u dorëzua për të realizuar ëndrrën e tij dhe ia doli. Ai luajti ndeshjen e parë si profesionist.

Familjarët e tij e kanë ndjekur nëpërmjet ekranit dhe emocionet ishin të mëdha, teksa i ati nuk i mbajti dot lotët kur e panë djalin e tyre të futej në fushë. Një histori motivuese për shumë fëmijë e djem të rinj që duan të realizojnë ëndrrën e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e trishtë e Victor Moses

I masakruan familjen, futbolli e shpëtoi