MENU
klinika

Çfarë shkruajnë mediat greke

Nis sot shqyrtimi i projekt-ligjit në Greqi për zgjerimin me 12 milje

12.01.2021 - 09:53

Projekt-ligji në Greqi për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje në detin Jon fillon sot shqyrtimin shkallë-shkallë në parlament për të përfunduar me votimin përfundimtar më 19 janar.

Mediat greke njoftojnë se sot ministri i jashtëm Nikos Dendias në orën 14:00 paraqet para Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare dhe të Punëve të Jashtme projekt-ligjin me 5 nenet.

Mësohet se projekt-ligji do të ndjekë procedurën e rregullt parlamentare dhe do të hyjë menjëherë në fuqi pas miratimit.

Por çfarë përmban projektligji grek?

Projektligji i referohet rajonin detar në zonën veriore të Periferisë së ishujve të Jonit deri në Kepin Tenaro, duke bërë të qartë se zona e mësipërme përfshin rreptësisht brigjet tokësore, ishujt dhe daljet e shkëmbinjtë e territorit grek, siç parashikon e Drejta e Detit, neni 121 (10 dhjetor 1982).
Në paragrafin e dytë të nenit të parë përcaktohet vija e matjes së zonës bregdetare, sipas vijës natyrore siç parashikohet në dekretin presidencial. Neni i tretë referohet në zgjerimin e zonës përkatëse me 12 milje.

Në nenin e katërt theksohet se do të lejohet përkohësisht peshkimi nga anijet e BE në zonën nga 6 milje deri në 12 milje. Projektligji mbyllet me nenin 5 ku theksohet se ligji do të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare.

Pas miratimit të këtij projektligji, Greqia dhe Shqipëria do i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare për vendim për shkak se ky projektligj, pavarësisht se Greqisë ia njeh e njëjta ndërkombëtare për t’u zgjeruar me 12 milje në det, mund të cënojë Shqipërinë për shkak të pozicionit gjeografik.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi