MENU
klinika

Bino: Shumë shpejt nisim me të moshuarit

Nis vaksinimi i 60 epidemiologëve në Tiranë, Durrës, Krujë e Kavajë

12.01.2021 - 11:10

Ndërsa dita e dytë e vaksinimit ka nisur me 60 epidemiologë në Tiranë, Durrës, Krujë e Kavajë, brenda ambienteve të “Air Albania” për të vijuar sërish pastaj me stafet e spitaleve Covid, shefja e ISHP-së, Silva Bino tha se shumë shpejt do të nisë edhe vaksinimi i të moshuarve.

Edhe ministrja Manastirliu shtoi se vaksinimi do të jetë i kombinuar mes personelit mjekësor dhe të moshuarve në ditët në vijim.

Silva Bino: Nuk kemi asnjë dozë të humbur, pra çdo flakon që hapet duhet të përdoret brenda 2 orësh këtu. Ne mund të vaksinojmë deri në 600 veta brenda ditës. Shumë shpejt nisim edhe me të moshuarit.

Rama: Kur nis me të moshuarit?

Manastirliu: Do jetë i kombinuar mes tyre dhe stafeve në ditët në vijim.

Rama përshëndet epidemiologët: Si jeni? Mos u trembni Më conin mesazhe dje, më thoshin hë si je? A je mirë? Mirë, unë.

  • foto galeri