MENU
klinika

Deri tani, ky serial ka pesë sezone...

Një lajm i mirë dhe një i keq për fansat e “Peaky Blinders”

19.01.2021 - 13:33

Historia e gangsterit në serialin “Peaky Blinders” ka bërë për vete meshkujt dhe femrat në mbarë botën.

Femrat sepse vdesin për djemtë e këqij pas të cilëve tërhiqen gjithnjë dhe djemtë sepse argëtohen shumë me historitë e familjeve mafioze dhe filmat aksion.

Deri tani, ky serial ka pesë sezone të cilat kanë fiksuar publikun para ekranit dhe fatkeqësisht pandemia Covid-19 i vonoi xhirimet e sezonit të ri, aq sa u mendua se s’do të kishte më një të tillë.

Mirpo, lajmi i mirë është se po vjen një sezon i gjashtë i “Peaky Blinders” për të gjithë ata që e kanë pritur me padurim.

Po ashtu, fansat e këtij seriali do të mërziten me lajmin se sezoni i gjashtë do të jetë edhe i fundit siç ka konfirmuar shkrimtari dhe krijuesi Steven Knight.

“Peaky Blinders” është një ndër serialet më influencues në mbarë botën, që tregon historinë e një familjeje gangsterësh e vendosur në vitin 1919 në Birmingham, dhe shefit të saj badass, Tommy Shelby i portretizuar nga Cillian Murphy.

Tommy është një veteran i Luftës së Parë Botërore që e përndjekin makthet e luftës çdo natë. Ai është bosi i madh i familjes që është përfshirë në aktivitete të ndryshme të paligjshme (baste dhe tregti e zezë). Tommy sheh një mundësi për të zgjeruar fuqinë e familjes së tij, kur i bie në dorë një sasi e madhe armësh, vendndodhja e të cilave nxit Winston Churchill – asokohe një zyrtar i ri qeveritar – të dërgojë Kryeinspektorin Neill Campbell (Sam Neill) për t’i tërhequr ato.

Tommy nis planet për të përfituar nga kontrabanda, por Campbell, ka planet e tij të fshehta që përfshijnë edhe një femër bjonde super tërheqëse (Annabelle Wallis) e përdorur si agjente e fshehtë për t’i shkrirë zemrën e ngurtë gangsterit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN