MENU
klinika

Punon për një kompani holandeze!

Një shqiptare mes më të mirëve në fushën e Inteligjencës Artificiale

09.01.2021 - 12:35

Sindi Shkodrani është vajza shqiptare që është përzgjedhur mes 11 më të mirëve në fushën e inteligjencës artificiale që duhet ndjekur në vitin 2021.

Sindi aktualisht është “truri” i zhvillimit të teknologjisë në kompaninë holandeze “TomTom” në Amsterdam si inxhiniere e mësimit të makinerisë/vizionit kompjuterik- Autonomus Driving R&D.

Ajo ka përfunduar studimet master shkencor në Inteligjencën Artificiale nga universiteti i Amsterdamit në vitin 2017. Për më tepër, e reja shqiptare është anëtare e Grave në fushën e Inteligjencës Artificiale në Holandë që prej fundit të vitit 2018.

Dy universitetet kryesore të Amsterdamit kryejnë tashmë një program të përbashkët master për Inteligjencën Artificiale. Përveç kësaj Shkolla e Amsterdamit e të Dhënave Shkencore e cila është një bashkëpunim mes katër universiteteve kërkimore dhe shkencës së aplikuar, ofron mbi 250 programe të orientuara në të dhënat shkencore.

Inteligjenca artificiale është e vendosur të përcaktojë teknologjinë e të ardhmes siç janë veturat që drejtohen vetë apo dhe robotët e kujdesit shëndetësor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN