MENU
klinika

Poetja "ndryshe"

Një zë i zi në betimin e Bidenit

20.01.2021 - 19:04

        Më e reja që lexon për presidentin e Shteteve të Bashkuara, gjatë betimit. Amanda Gorman, është një aktiviste kundër shtypjes së afrikano-amerikanëve, feministe e vendosur dhe fituese e parë e çmimit laureat të “Poetit Kombëtar të Rinisë”. Biden, ka zgjedhur atë.

Fjalimi i saj, do të përqendrohet në dhunën e 6 janarit.

“Kurrsesi, nuk kam ndërmend të ndalem mbi atë që kemi parë”, – shprehet poetja.

E re, feministe dhe me aftësi të kufizuara

“Të qenit me aftësi të kufizuara, është forca ime” – thoshte gjithmonë, Amanda.

“Kjo më bëri artisten që jam dhe tregimtaren, që përpiqem të jem. Kur duhet të mësoheni sesi t’i shqiptoni tingujt, ju duhet të shqetësoheni shumë për shqiptimin, çfarë ju jep një vetëdije të caktuar mbi tingullin, mbi dëgjimin”. Kjo aftësi për t’i kthyer përvojat negative në motorë për të ecur përpara, e ka sjellë atë deri në këtë pikë, pra të lexojë sot, fjalimin “The Hill We Climb”, shkruar për presidentin, Joe Biden.

Përgjegjësia e poetes së re

E lodhur, me preokupimin se mos nuk ishte në nivelin e duhur, dy javë më parë Amanda Gorman e gjeti veten teksa po përfundonte poezinë00 e saj, titulluar “The Hill We Climb”, vargje për unitetin kombëtar, për ta recituar në ceremoninë e betimit të Presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Siç shprehet ajo vetë: “E cilësoj këtë, si gjë të madhe, ndoshta një nga më të rëndësishmet që do të bëj ndonjëherë, në karrierën time. Ishte si të përpiqesha të ngjitesha në majëmenjëherë… Thjesht, mundesha”.

Gorman arriti të shkruante disa rreshta në ditë dhe ishte rreth gjysmës së poezisë më 6 janar kur protestuesit pro-Trump sulmuan sallat e Kongresit. Kështu, ajo qëndroi deri natën vonë dhe e mbaroi poezinë, duke shtuar rreshta për skenën apokaliptike që ndodhi në Kapitol atë ditë:

“Ne pamë një forcë që do ta shkatërronte kombin tonë, por nuk ia arriti. Demokracia mund të cënohet në kohë të caktuara, por nuk mund të mposhtet asnjëherë”.

Një poete e re, që do të hyjë në histori

Amanda Gorman do të hyjë në histori, si poetja më e re që është përballur me një ngjarje kaq të rëndësishme. Ajo vendosi të shkruajë një poezi, për të sjellë shpresë dhe solidaritet, në një kohë kur amerikanët po ngrihen mes një pandemie vdekjeprurëse dhe dhunës politike.