MENU
klinika

Jo vetëm Signal...

Njerëzit po heqin dorë nga WhatsApp-i për këto platforma!

26.01.2021 - 10:28

Kohët e fundit me siguri keni dëgjuar shumë për platformat e reja të komunikimit Signal dhe Telegram, të cilat po zëvendësojnë denjësisht WhatsApp-in për shkak të sigurimit të të dhënave që ofrojnë. 

Për vite me radhë, WhatsApp është konsideruar si një nga kompanitë më të sigurta, por ndryshimet e politikave të Facebook kanë bërë që përmes WhatsApp-it të mblidhen të dhënat e përdoruesve për t’u përdorur nga Facebook.

Cili është ndryshimi mes Signal dhe Telegram?

1- Signal-i kërkon vetëm numrin tuaj të telefonit, asgjë tjetër ndërsa Telegrami kërkon numrin, emrin, listën e kontakteve dhe ID.

2- Pavarësisht kësaj, të dyja këto platforma kërkojnë dhe disponojnë më pak nga të dhënat tuaja personale krahasuar me WhatsApp-in i cili di vendodhjen fizike dhe të dhënat të tjera.

3- Signal ka siguri më të lartë! Kjo platformë ndryshe nga WhatsApp-i nuk ka një opsion që ruan historinë e chat-ve. Përsa i përket Telegram-it është më pak i sigurtë se dy platformat më lart.

4- Telegram-i ka tipare më të fuqishme që do të thotë, lejon deri në 200,000 përdorues në një grup chati, ndryshe nga Signal-i që lejon deri në 1000. Gjithashtu përmes Telegram-it mund të dërgoni materiale deri në 2GB, 20 herë më shumë nga limiti i Signal-it.

Pra, a ja vlen të hiqni dorë nga WhatsApp-i?

Varet se çfarë prisni dhe doni nga një platformë komunikimi. Nëse doni më shumë privatësi dhe siguri për të dhënat tuaja, duhet ta konsideroni.