MENU
klinika

Kreu i KQZ zbulon ndryshimet

Nuk do ketë qendra votimi në fshatrat e zbrazur

17.01.2021 - 19:38

Zonat të cilat nuk kanë më shumë se 300 banorë mbi 18 vjeç, nuk do të kenë qendra votimi të hapura në 25 prill. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve sqaron se Kodi Zgjedhor ka ndryshuar dhe minimumi i votuesve duhet të jetë 300, e jo më 200.

“Për shkak të numrit të ulët të zgjedhjeve do të ketë ndryshime”, shprehet Ilirjan Celibashi.

Ata do të duhet të udhëtojnë në zonën më të afërt, për të zgjedhur partinë dhe kandidatin e tyre të prefereuar.

“Padiskutim qoftë edhe për një rast do t’i duhet dikujt që të udhëtojë për disa kilometra. Por Kështu e ka vendosur Kodi Zgjedhor”, thotë ai.