MENU
klinika

Shkaku i Lukashenkos

Nuk ka siguri në Minsk, shtyhet Botërori i Hokejit

19.01.2021 - 13:35

Këshilli i Federatës Ndërkombëtare të Hokejit në Akull vendosi të shtyjë Botërorin e këtij viti që do të zhvillohej në Bjellorusi dhe Letoni. Kjo për shkak të çështjes së sigurisë në Bjellorusi, më saktë në kryeqytetin Minsk ku do të zhvilloheshin ndeshjet.

Mungesa e sigurtë e lëvizjes së lojtarëve, zyrtarëve, spektatorëve udhëtues dhe media ishte në dyshim ndaj këshilli pas një procesi jo të lehtë mori këtë vendim. Trazirat në Bjellorusi ndaj presidentit Lukashenko, si dhe përhapja në masë e pandemisë Covid-19 në këtë shtet çuan në anulimin e Botërorit të Hokejit në Akull.

Këshilli i Federatës Ndërkombëtare tashmë duhet të marrë vendim se ku do ta zhvillojë Botërorin 2021, pasi Letonia me qytetin pritës Riga ishte bërë gati. Po mendohet që në vend të Bjellorusisë të jetë Estonia apo Lituania, dy vende afër Letonisë.

Vendimi do të merret shumë shpejt, për t’i dhënë kohë vendit tjetër organizator të bëhet gati. Kujtojmë që Komiteti Olimpic Ndërkombëtar ka përjashtuar Bjellorusinë nga Olimpiada për shkak të presidentit Lukashenko. Sportistët bjellorusisë mund të garojnë si asnjanës, nën flamurin e Olimpiadës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN