MENU
klinika

Trafikantët shqiptarë i nisën me gomone...

Dëshmia e klandestinëve që u kapën në Vlorë

09.01.2021 - 10:59

Një gomone me disa emigrantë sirianë është shpëtuar dje nga Roja Bregdetare në Vlorë, pasi rrezikonte të mbytej për shkak të motit të keq me dallgë mbi 5 ballë. Pavarësisht motit, trafikantët shqiptarë kishin vendosur t’i nisnin me gomone për në Itali emigrantët.

Gomonia është bllokuar në grykëderdhjen e lumit Vjosë, dhe tëë gjithë personat në bord janë evakuuar në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë. Siç nga pamjet, në gomone kanë qenë fëmijë, burra dhe gra të moshave të ndryshme.

Pasi janë shpëtuar nga Policia, një pjesë e emigrantëve janë dërguar në spital, disa në atë të Vlorës e të tjerë janë nisur me urgjencë te Trauma në Tiranë. Ata kanë thënë se kanë pësuar djegie në trup për shkak të bashkimit të kripës së detit me benzinën.

4 fëmijë dhe 11 të rritur, që kishin dhe probleme të hipertermisë, u nisën dje për në Tiranë për kujdes të specializuar mjekësor. Ndërkohë, pjesa tjetër janë në spitalin e Vlorës dhe në Drejtorinë e Policisë.

Në njoftimin zyrtar të Policisë nuk bëhet me dije për ndalimin e personave përgjegjës që kishin marrë përsipër të çonin në Itali me gomone 50 emigrantët sirianë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN