MENU
klinika

Reagon Lideri i Aleancës Kosova e Re

Pacolli ka blerë 100 mijë vaksina antiCovid?

26.01.2021 - 12:32

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka quajtur të pavërtetë lajmin e publikuar në disa medie, i cili thotë se Pacolli ka blerë 100 mijë vaksina kundër Coronavirusit dhe do të ua shpërndajë votuesve të tij, njofton Insajderi.

Sipas tij, kjo është luftë e lajmeve të rreme kundër tij, ndërsa ka shtuar se qeveria e ardhshme, pjesë e së cilës synon të jetë edhe AKR-ja, e ka obligim të sigurojë vaksina për të gjithë qytetarët, pa dallim se ku e hedhin votën.

“Sa u përket tendencave të tilla të liga me të vërtetë janë shqetësuese, kur dihet se nuk janë thjesht papërgjegjësi sporadike, por të mirëorganizuara dhe me qëllimin për ta dëmtuar figurën time e AKR-në.

Megjithëse kjo fushatë është e rrezikshme, do të jetë e kotë, sepse vetëdija e qytetarëve kosovarë është shumë e lartë për t’u manipuluar nga tentativa të tilla të ndyta. Fitorja e SHTETndërtuesve nuk ndalet dot”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook./Insajderi.com