MENU
klinika

Nuk keni ende një të tillë në garderobë?

Palltoja e lëkurës, trendi i vitit 2021!

26.01.2021 - 10:43

Trendi i palltove 2021 sapo ka mbërritur dhe është një kthim pas në kohë, bëhet fjalë për vitet ’70. Modelet e palltove për këtë sezon janë fiksuese.

Të gjitha yjet e stilit të rrugës janë kthyer në një frymëzim. Duke analizuar fotografitë e influencueseve të modës, mund të vërehet që këtë sezon në trend janë edhe xhaketa klasike aviatori dhe modelet e zgjatura të cilësisë së mirë në frymën e viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar.

Pavarësisht faktit se palltot kushtojnë pak më shumë se veshjet e tjera, duhet të keni parasysh se është një investim që ja vlen dhe shkon gjatë.

Gjithashtu duhet të keni shumë kujdes me përzgjedhjen e stilit.

Për më shumë ide, hidhuni një sy modeleve të mëposhtme.