MENU
klinika

"Bashkimi me Shqipërinë po vjen..."

Paralajmërimi i fuqishëm i Ramush Haradinajt

26.01.2021 - 17:28

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zgjedhjet e 14 shkurtit po i konsideron referendum për anëtarësim në NATO, i cili sipas tij duhet të ndodh deri në vitin 2024. Ai tha se paralajmërimet për bashkim me Shqipërinë nuk i befasojnë as aleatët e Kosovës.

“Neve po na harxhohet koha e pritjes pa kufi për me u bërë anëtarë i NATOS-s si Kosovë, ose si shtet i pavarur ashtu siç jemi nis. Në këtë rast Kosovës i mbetet vetëm një rrugë, s’ka rrugë tjetër është bashkimi me Shqipërinë që është diçka e natyrshme që po vjen. Edhe aleatët e Kosovës të gjithë e kuptojnë se Kosova iu dha atyre kohë, iu dha 25 vjet se kemi thënë deri në vitin 2024 nuk jemi në dyer të NATO-s, atëherë nuk na mbetët tjetër pos me u marrë vesh për me hy të bashkuar. Unë besoj se edhe aleatët tonë e vlerësojnë kohën që iu kemi dhënë opsionit për me hy në NATO si Kosovë e pavarur. Prandaj jam i bindur që do të na jepnin leje dhe përkrahje për bashkim me Shqipërinë. Pra kjo është një opsion real që mund të ndodh”, tha ai për KosovaPress.