MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 23

Partizani forcë e dytë, përmbys Tirana

16.01.2021 - 15:46

Partizani dhe Tirana kanë fituar takimet e javës së 14-të. Të Kuqtë ia dolën në Korcë ndaj Skënderbeut vendas 1-2, ndërsa bardheblutë përmbysën 2-1 Kastriotin në shtëpi.

Partizani i shënoi të dy golat për 7 minuta. Fillimisht Bardhi në minutën e tretë e më pas Solomon në minutën e shtatë, gjunjëzuan Skënderbeun në fushën me dëborë.

Mensah në 65’ ngushtoi për korcarët, por pa qenë në gjendje të barazojnë apo përmbysin. Partizani konfirmohet forcë e dytë e kampionatit, 9 pikë larg Vllaznisë kryesuese.

Tirana vuajti jo pak për 3 pikët ndaj Kastriotit në shtëpi. Ishin krutanët që shënuan të parët me anë të Devid në 20’. Bardheblutë barazojnë në 35’ me anë të Bathës.

Në pjesën e dytë, do të ishte Muci në 53’ që përmbys rezultatin. Ishte ky gol vendimtar për vendasit që të merrnin 3 pikë me vlerë, duke lënë pas serinë e barazimeve.

Apolonia ka ndalur euforinë e Lacit, duke fituar 1-0 në shtëpi dhe lënë vendin e fundit, duke barazuar Bylisin. Gjata në 21’ ishte vendimtar me golin e vetëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 14

Vllaznia në delir, lë Kukësin në krizë