MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 15

Partizani rikthehet te fitorja në derbi

21.01.2021 - 20:01

Pas katër ndeshje derbi, Partizani rikthehet fitues, duke mposhtur Tiranën 1-0 në “Elbasan Arena”. Tri pikë me shumë vlerë për të kuqtë, që rikthehen në vendin e dytë, 9 pikë larg Vllaznisë kryesuese. Tirana mbetet në vendin e pestë.

Pjesa e parë pati ritëm të mirë, me të dyja skuadrat që tentuan të shënojnë. Rastin më të mirë për të kuqtë e kishte Melo, por portieri i Tiranës reagoi mjaft mirë. Për bardheblutë momentin më të volitshëm për të shënuar e kishte Taulant Seferin, që shmangu edhe portierin Hoxha, por gaboi në gjuajtjen drejt portës.

Edhe dyta nisi me ritëm të kënaqshëm. Por Jurgen Bardhi në 52’ merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë Partizanin me 10 vetë. Por Tirana nuk përfiton nga kjo situatë pasi pas 3 minutash Batha ndëshkohet ashtu si Bardhi. Në fushë vendosen ekuilibrat, por bie ndjeshëm ritmi dhe sulmet janë sporadike.

Për të ardhur në minutën në minutën e 83-të, kur Erald Çinari kalon në avantazh Partizani. Sulmuesi shkodran vetëm dy ditë më parë mori të drejtën nga FIFA për t’u aktivizuar dhe ndëshkon Tiranën pasi kishte 4 minuta që kishte hyrë në fushë. Bardheblutë mundohen në fund të shmangin humbjen, por nuk ia dalin dot.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN