MENU
klinika

Mes konfliktit për detin

Pas Erdoganit, Kryeministri Rama takon sot Mitsotakis në Greqi

08.01.2021 - 08:13

Nga Ankaraja, Kryeministri Rama viziton sot Athinën, për të diskutuar tema të përbashkëta, por dhe ato që shqetësojnë Greqinë dhe Turqinë.

Kreu i qeverisë shqiptare do të ketë një takim kokë më kokë me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, ndërsa Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të shtrojë drekë me homologun e tij shqiptar. Çështja kryesore në marrëdhëniet mes dy vendeve është përgatitja e palëve për të çuar në Gjykatën ndërkombëtare çështjen e delimitimit të kufirit detar. Deri në zgjedhjen e gjykatës që do të trajtojë këtë çështje, Athina dhe Tirana duhet të negociojnë për të përcaktuar pikat ku bien dakord dhe ku jo, për të përcaktuar qëndrimet e tyre me dokumente shkresore të pranuara nga secila palë. Në këto takime në Athinë, Rama shkon pas një pritjeje pompoze në Ankara nga Presidenti turk Taip Erdogan, vizitë që u trajtua gjerësisht në mediat greke. Erdogan nuk e ka kursye asnjëherë gjuhën kërcënuese ndaj Athinës për çështjet që dy vendet pretendojnë.

NDËRMJETËSIMI

Një ditë para nisjes për në Turqi, Kryeministri Rama zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm grek, Dendias, përmbajtja e së cilës pjesërisht u zbardh përmes një “Twitter”-i nga kryediplomati i Athinës.

“Në një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, diskutuam zhvillimet e fundit rajonale. Zhvillimet e fundit rajonale në fokus”, shkruante Dendias. Burime diplomatike thanë për “Panorama” se nuk përjashtohet fakti që Kryeministri Rama të jetë ofruar në Ankara para Presidentit Erdogan për një rol ndërmjetësuesi me palën greke për ndërtimin e një dialogu për çështjen e nxehtë mes dy vendeve për shfrytëzimin e zonave ekskluzive ekonomike, edhe pse Shqipëria ende nuk e ka zgjidhur këtë çështje me Greqinë.

Gjatë një interviste për “Deutsche Welle” pak muaj më parë, Kryeministri Rama ishte shprehur i gatshëm për të ndihmuar në nxitjen e komunikimit dhe dialogut mes dy vendeve.

“Ne jemi shumë të vegjël për të bërë të tilla punë të mëdha për botën. Por patjetër, besoj që mundësia për të thënë fjalën tonë, për të thënë fjalën time, është një nga rrugët për të nxitur komunikimin, dialogun, dhe kam bindjen, që duke njohur të dy liderët që ju përmendët, që nëse ata ulen së bashku, patjetër që do të gjejnë zgjidhjen. Nuk ka nevojë për interferenca dhe ndërhyrje të tjera, sepse bëhet fjalë për dy liderë me një staturë dhe një talent politik të padiskutueshëm. Sigurisht që Presidenti Erdogan është një figurë e fortë dhe një figurë që ka një peshë të madhe. Por edhe Kryeministri Mitsotakis është përfaqësuesi i një vendi që ka një rëndësi të madhe për Europën. Turqia është strategjike për sigurinë e Europës, Greqia është strategjike për kufijtë e Europës dhe Greqia dhe Turqia besoj që do ta gjejnë rrugën që të mirëkuptohen, dhe kjo do të jetë një e mirë e madhe për të gjithë Europën”, është shprehur Rama për agjencinë gjermane të lajmeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin