MENU
klinika

Shqetësime dhe dyshime

Pasojat shëndetësore nga teknologjia 5G

19.01.2021 - 11:20

Një opinion i publikuar së fundmi në Journal of Epidemiology&Community Health kthen në vëmendje rreziqet shëndetësore të rrjetit të telekomunikacionit 5G. Vitin që shkoi pati spekullime të shumta në media për ndikimin e mundshëm të rrjetit 5G në përhapjen e sëmundjes së CoVid-19, por një gjë e tillë përjashtohet nga shkencëtarët.

Ajo që shtrohet si kryesore në opinionin e një profesori nga univeristeti i Edinburgut, John William Frank, është rritja e ekspozimit të njerëzve ndaj fushave elektromagnetike të valëve radio.

Ndonëse është përshëndetur gjerësisht nga shumë qeveri dhe grupe interesi, rrjeti 5G sjell me vete shtim të madh të infrastrukturave përkatëse me një përhapje kapilare në thuajse çdo mjedis duke krijuar premisa për ndikimin në shëndet. Katër janë çështjet kryesore të debatuara mbi këtë teknologji:

Mungesa e qartësisë mbi llojin e teknologjisë që po përfshihet në 5G dhe një rritje e pakuptueshme e kërkimeve laboratorike që tregojnë potencialin shkatërrues biologjik të fushave elektromagnetike të frekuencave radio.

Një mungesë thuajse totale e studimeve epidemiologjike të cilësisë së lartë për ndikimin e ekspozimit ndaj këtyre fushave që provokohen nga 5G.

Këtyre dy shqetësimeve u shtohet edhe fakti se shumë rrjete nacionale nuk e bazojnë përdorimn e teknologjisë në fjalë me politika sigurie të fjalës së fundit për shkak të konflikteve të interesit, si dhe dyshimi se ndikimet e vërejtura mbi ndikimin e shëndetit nga teknologji të mëparëshme tregojnë se rreziku ekziston. Dhe këtu flitet për sëmundje me përmasa epidemiologjike.

Profesori në fjalë vë në dukje se teknologjia 5G kërkon instalimantenash çdo 100-300 m që nënkupton densitet teknologjik shumë më të lartë sesa transmetimi në rrjetet 2G,3G dhe 4G që përdorin valë me frekuencë të ulët. Densiteti i rrjetit kërkohet për përçimin e sinjalit dhe lidhjes kudo, kusht i premtuar ky nga zhvilluesit e saj.

Sistemet aktuale 4G mund të shërbejnë për 4000 pajisje radio për km2. Sistemet 5G do të lidhin deri në 1 milionë pajisje/km2 duke rritur shumë transferimin e të dhënave me një faktor 10 dhe volumin e të dhënave të transmetuara me një faktor 1000.

Ka një kërkesë të vazhdueshme nga ekspertë të fushës që kërkojnë rritjen e politikave të sigurisë dhe stadardeve në këtë kuadër, ndërkohë që kufijtë e ekspozimit ndaj fushës së gjeneruar nga 5G variojnë në vende të ndryshme.

Kërkime të fundit, bazuar mbi të dhënat laboratorike mbi ndikimin e këtyre fushave në shëndetin e njeriut sugjerojnë se ato krijojnë efekte afatgjata dhe të shumëanshme shëndetësore si përfshirë ato për riprodhimn, probleme onkologjike, neuropsikiatrike, të lëkurës, syve dhe imunologjike.

Sipas Frank aktualisht nuk ka ndonjë kërkesë emergjente për zhvillimin e kësaj teknologjie që më tepër udhëhiqet nga kërkesa të konsumit. Për këtë arsye profesori sugjeron që derisa të sqarohet shkencërisht se çfarë mund të pasojë, është e udhës që instalimi masiv i kësaj teknologjie të presë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN