MENU
klinika

"Kemi arritur në një pikë që na frymëzon"

Peleshi nga Korça: Këtë 4-vjeçar do të fokusohemi tek ekonomia

30.01.2021 - 09:56

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Mbrojtes, Niko Peleshi kanë shkuar në Korçë, ku kanë zhvilluar një bashkëbisedim me banorët.

Peleshi është shprehur se në këtë qytet janë bërë shume në këto katër vite dhe ka ende shumë për të bërë.

Ndër të tjera ai tha se në këtë 4-vjeçar të gjithë do të fokusohen tek ekonomia.

“Është një rrugë që po e bëjmë së bashku. Një rrugë që po të kthehemi disa vite pas, shumë kush mendonte se nuk do të bëhej realitet. Kemi arritur në një pikë që na frymëzon, për të pretenduar edhe më shumë. Projekti i Korçës nuk ka përfunduar. Kemi rritur që të kemi disa sektorë që ecin shumë mirë dhe konkurrojnë me biznese që dalin edhe përtej Shqipërisë, por jemi ende larg destinacionit që është një qytet që ofron mundësi punësimi për të gjithë. Këtë 4-vjeçar do të fokusohemi të gjithë tek ekonomia”, tha Peleshi.