28.01.2021 - 09:57
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Vlorë i ka vënë çelësin derës së kopshtit numër 5 në qytetin bregdetar, për shkak të rasteve me të infektuar nga koronavirusi në këtë institucion. Në këtë kopësht janë 9 punonjëse, nga të Cilat pesë prej tyre, kanë rezultuar me Covid 19.
Një tjetër punonjëse, e gjashtë, është në pritje të përgjigjes së tamponit.
Një ditë më parë në Vlorë, u regjistrua një numër i lartë të infektuarish. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, ishin plot 72 persona që kishin rezultuar pozitivë brenda 24 orëve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Bilanci nga MSH
4 të vdekur nga COVID-19, 162 raste të reja në 24 orë
Përditësimi nga Ministria e Shëndetësisë