MENU
klinika

Vlora rezulton një vatër e ‘nxehtë’ e infeksionit

Përhapja e Covid-19 mbyll kopshtin numër 5

28.01.2021 - 09:57

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Vlorë i ka vënë çelësin derës së kopshtit numër 5 në qytetin bregdetar, për shkak të rasteve me të infektuar nga koronavirusi në këtë institucion. Në këtë kopësht janë 9 punonjëse, nga të Cilat pesë prej tyre, kanë rezultuar me Covid 19.

Një tjetër punonjëse, e gjashtë, është në pritje të përgjigjes së tamponit.

Një ditë më parë në Vlorë, u regjistrua një numër i lartë të infektuarish. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, ishin plot 72 persona që kishin rezultuar pozitivë brenda 24 orëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përditësimi nga Ministria e Shëndetësisë

167 persona infektohen në 24 orë dhe dy pacientë humbin jetën