MENU
klinika

Tenis

Përkeqësohet situata në Australian Open

20.01.2021 - 13:08

Pas karantinës së detyrueshme në hotel, ku qëndrojnë të mbyllur 72 tenistë, një tjetër lajm trondit eventin e madh të tenisit Australian Open, që nis më 8 shkurt. Sipas organizatorëve, 2 tenistë rezultuan pozitivë me Covid-19, edhe pse, për fat të mirë, nuk kanë simptoma.

Ndërsa një person i tretë konfirmohet pozitiv dhe mësohet se është anëtar i stafit të një tenisti. Të 3 këta persona janë në karantinë në hotelin ku janë akomoduar. Pak ditë më parë edhe një tenist doli pozitiv, pas mbërritjes në Melbourne dhe duke qenë në një avion charter me 72 tentistët e tjerë, të gjithë janë në karantinë.

Ndërkohë, vijojnë polemikat mes tenistëve dhe organizatorëve, në lidhje me karantinën, pasi ata nuk lejohet të dalin e stërviten kur të duan. Do të ketë tenistë që do të zhvillojnë stërvitje në orën 06:30 të mëngjesit, duke krijuar mjaft pakënaqësi.

Kjo ka ndodhur pasi për tenistët janë vënë në dispozicion vetëm 3 fusha për stërvitje, për të evituar shpërndarjen e tyre. Tenistët do të stërviten dy e nga dy. Kjo situatë ka krijuar mjaft pakënaqësi te tenistët, që kanë protestuar për orarin e stërvitjes dhe kanë kërkuar që ato të ndryshojnë. Sipas tenistëve, rregullat e vendosura nga organizatorët do të ndikojnë në rendimendin e tyre në këtë turne.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN