MENU
klinika

Në lumin Erzen bie me 2 metra niveli i ujit

Përmirësohet situata në Durrës, tragetet nisin lundrimin!

26.01.2021 - 09:45

Një ditë pas bllokimit të linjës së trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas, me përmirësimin e kushte linjat janë hapur dhe vijojnë lundrimin e tyre sipas orareve të caktuara.

Gjithashtu përmbytjet e ndodhura në Sukth dhe Katund i Ri, niveli i ujit ka rënë ndjeshëm, ku rrugët janë të kalueshme, ndërsa nën ujë janë vetëm tokat bujqësore.

Niveli i ujit të lumit Erzen ka rënë me 2 metra, ndërsa ka një përmirësim të situatës nga nata e kaluar. Gjatë mbrëmjes së djeshme në zonat e përmbytura të Sukthit janë evakuuar 5 familje.