MENU
klinika

Humb jetën 46-vjeçari, dy të lënduar e dy në pranga

Përplasen tre automjete në Fushë Krujë

24.01.2021 - 10:45

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fushë Krujë, me pasojë vdekjen e një personi.

Policia njofton se ka mbetur viktimë 46-vjeçari A. S., si dhe ndodhen në spital shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë.

Ndërkohë, në pranga kanë rënë shtetasit D. S., 40 vjeç, banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has, pasi shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku ndodhej viktima dhe dy të plagosurat, e më pas edhe me mjetin tip “Audi”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 40 banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has, pasi më datë 23.01.2021, në orën 22:40, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. M., i cili drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip “Ford”, A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë.

Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin