MENU
klinika

Rrëfimi i Cavanit

“Pjekuria e rëndësishme, duhet edhe instinkti”

24.01.2021 - 12:36

Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani, regjistroi një rekord në Premier League, teksa të 4 golat e tij me ekipin i ka shënuar në transfertë dhe vendimtar në sukseset e Djajve të Kuq.

Uruguajani ka dhënë mendimin e tij mbi rëndësinë e ekperiencës në futbollin modern veçanërisht për sa i takon rolit të sulmuesit. Në një intervistë të dhënë për United Review, El Matador ka zbuluar disa secrete:

“Kam besuar gjithmonë se pjekuria ishte e rëndësishme në çdo fushë të jetës, sepse të ndihmon t’i zgjidhësh më shumë problemet. Me kalimin e viteve, fillon të kesh më shumë eksperiencë dhe besim.

Ka shumë të rinj të talentuar, por unë besoj se nuk mjafton të bësh vetëm 2-3 ndeshje të mira. Duhet vazhdimësi dhe përkushtim për t’u bërë me të vërtetë i fortë dhe për të qenë në majë.

Ndoshta në një, dy, tre ose katër vite mund të përftohet pjekuria e duhur që do të lejojë të arrish nivelin e kërkuar për të luftuar me të vërtetë. A mund të shpjegohen lëvizjet e mia instinktive? Nuk e di. Sigurisht, siç thashë, bëhet fjalë për instinkt. Janë gjëra që i mëson duke luajtur.

Gjëja e parë që të vjen në mendje si sulmues është se duhet të jesh një hap përpara mbrojtësit që të mbulon. Këtë mund ta bësh vetëm me intuitë. Ka sulmues që mund edhe të shënojnë nga vendi, por ka edhe nga ata që lëvizin dhe kërkojnë topin, e dinë se ku do të përfundojë. Ja, ky është instinkti” – përfundoi Cavani, që vijon të jetë në nivele të larta edhe në moshën 33-vjecare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN