MENU
klinika

Ja cilët lojtarë do shesë

Plani i Real Madrid për Mbappe, ofron 200 mln euro

12.01.2021 - 14:32

Një blerje e madhe pritet në verë nga Real Madrid, që lidhet vetëm me një emër dhe një fiksim të trajnerit Zidane: Kylian Mbappé. Kontrata aktuale e francezit me Paris Saint-Germain përfundon në 2022 dhe, sipas mediave spanjolle, Real Madrid do të bëjë lëvizjen e vet këtë verë për sa kohë që ai nuk nënshkruan zgjatjen e qëndrimit në Paris.

Të ardhurat e klubit madrilen kanë rënë me 25% në 617 milionë euro gjatë dy viteve të fundit. Pavarësisht kësaj, Los Blancos do të lëvizë për Mbappé, me shpresën se tifozët do të kthehen në stadium së shpejti.

Megjithëse gjigantët spanjollë nuk janë të sigurt se sa do të kërkojë PSG për Mbappé, i cili u transferua për 180 milion € nga Monaco në 2017, madrilenët janë të gatshëm të shesin një numër lojtarësh për të shkuar te shuma që duhet për kampionin francez.

Sipas mediave spanjolle, Real Madrid shpreson të rikuperojë 100 deri në 150 milionë € duke shitur lojtarë, si Marcelo, Gareth Bale, Isco, Luka Jović, Dani Ceballos dhe Brahim Díaz gjatë kësaj vere.

Gazeta prestigjioze AS thekson se klubi madrilen mund të përballonte edhe një tarifë prej 200 milionë €, e cila do të konsiderohej si 40 milionë € në vit për një kontratë pesëvjeçare për një nga më të mirët e botës..