MENU
klinika

Humb vendin e punës

Pozoi për “Play Boy”, pezullohet ish-çiklistja

26.01.2021 - 16:03

Format trupore nuk janë gjithmonë një plus i madh në karrierë. Kjo ka ndodhur me ish yllin e çiklizmit botëror, Tara Gins. Bukuroshja belge ishte shumë pranë marrjes së drejtimit të një skuadre çiklizmi si drejtore sportive, por gjithçka u prish sa hap e mbyll sytë.

Një set fotografik në rrjetet sociale ka tërbuar presidentin e skuadrës. 30-vjeçarja pozoi për Play Boy, çka duket se nuk i ka pëlqyer presidentit të skuadrës së çiklizmit U-23. Gins pretendoi se në fotografitë e publikuara nuk ka asgjë të ndaluar dhe se është paragjykuar.

Gins i ka kërkuar presidentit që të mos paragjykohet dhe se gjykimi duhej të niste nga aftësitë e saj si drejtore sportive dhe jo nga disa fotografi. Gjithsesi, për momentin ajo është pezulluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dekreti i fundit i Kryeministrit

Shpëton Italia, do të jetë në Olimpiadë