MENU
klinika

Legjenda e portës

Pranë rinovimit, Buffon kërkon rekordin

27.01.2021 - 14:04

Duket se për disa futbollistë mosha është thjesht një njumër. Gianluigi Buffon po përjeton një moment të veçantë. Në fakt, të enjten ai do të festojë 43-vjetorin e lindjes, në një mbrëmje tjetër si protagonist i karrierës së vet të jashtëzakonshme.

Do të jetë pikërisht ai që do ta mbrojë portën bardhezi në çerekfinale kundër SPAL, duke arritur kështu numrin e 7 ndeshjeve në këtë sezon. Pavarësisht viteve mbi supe, Buffon jo vetëm që është jashtëzakonisht i pakonsumuar, por kur vihet mes shtyllave, ende arrin të sigurojë një performancë të shkëlqyeshme.

Gjithashtu, për këtë arsye, jo vetëm që dita e “pensionimit” të tij duket larg, por rinovimi i kontratës edhe për një sezon tjetër e pret në horizont. Sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, Buffon ndihet shumë mirë, ndaj nuk do t’i “varë dorezat në gozhdë” për momentin.

Ai është gjithashtu një pikë referimi në dhomën e zhveshjes së Juventusit. Që nga mbërritja te Juventus më 2001, portieri legjendar italian po përgatitet të mbyllë sezonin e tij të 19-të me bardhezinjtë dhe në sytë e tij ekzsiton një rekord i rëndësishëm: mund të bëhet lojtari më i vjetër që luan një ndeshje të Serie A.

Për momentin rekordi mbahet nga Marco Ballotta, i cili luajti një ndeshje Genoa-Lazio në moshën 44 vjeç dhe 38 ditë. Për ta kapërcyer atë, Buffon-it (aktualisht i dyti në renditje) do t’i duhet një sezon tjetër. Rinovimi konsiderohet një formalitet i thjeshtë.

Ai në fakt është i lidhur me Andrea Agnelli nga një miqësi e thellë dhe në fund të sezonit, palët do të azhornohen. Padyshim që nuk do të ketë nevojë për të negociuar. Fjala e fundit do t’i mbetet Buffon-it, i cili, siç u përmend, duket se ka të gjitha synimet për të vazhduar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN