MENU
klinika

Igli Tola, pegagog Ekonomie

Premtime ‘demode’ për ekonominë post – 25 Prill

30.01.2021 - 12:33

Sa herë që afrohen zgjedhjet, si sot e mot (prej 20 vitesh së paku), theksi i debatit dhe programeve ekonomike është TAP-i (Tatimi mbi të Ardhurat Personale) dhe TF (Tatimi mbi Fitmin).

Njëri thotë i sheshtë, tjetri progresiv – kaq apo aq përqind; sikur këto elementente do të impaktonin realisht ndryshim cilësor të jetës së qytetarëve; të punësuar apo vetpunësuar qofshin ato. Harrohet që nqs të ardhurat e tyre tkurren, apo minimizohen; pak rëndësi ka për publikun a do të tatohen me 9, 10, 13, apo X%. E kuptojmë më mirë këtë po të bëjmë paralelizëm me një ushtrim të thjeshtë matematikor të klasës së dytë fillore, lidhet me tabelën e shumëzimit: 0 (zeron) me çfarëdo  e shumëzon prapë 0 do të japi.

Andaj, diskutimi për tatimet dhe taksat mbetet luks për Shqipërinë, ndërkohë që thelbi i diskutimit ekonomik duhet të jetë nëse qeveria e rradhës do të gjej kurajon dhe vendosmërinë ti japi zgjidhe 2 aspekteve kritike, që vlerëson së pari çdo investitor (biznes) prezent apo potencial, vendas apo i huaj qoftë:

  • Pronësia mbi tokën (hipoteka, pra dokumenta të padiskutueshme që të bëjnë legjitimisht pronar definitiv dhe pa mbivendosje – disa pronarë për një pronë).
  • Zbatimi i kontratës dhe ekzekutimi i saj me urgjencë në çdo instancë drejtësie. Krijimi i besimit në sistemin financiar dhe gjyqësor, zgjidhja e ‘gangrenës’ së korrupsionit; janë ato indikatorë që stepin investimet me të vërtetë, sepse atyre u intereson seriozisht vetëm sesa i sigurt është investimi i tyre në Shqipëri dhe klima e të bërit biznes që ofrojmë.

Të ndalemi fillimisht te sipërmarrja dhe sesi bara e reduktuar fiskale që u premtohet do të mund ti impaktojë ato direkt, punonjësit e tyre dhe buxhetin e shtetit paralelisht. Studimet tregojnë se në gjenerimin e punësimit, ulja e TF; renditet e fundit në radhën e lehtësirave që favorizojnë punësimin. Sipas tyre, rreth 75% e kursimit në tatim-taksa shkon në rritjen e pasurisë së aksionerëve (pronarëve), ndërsa 25% financon zgjerimin e mëtejshëm  të kompanisë, ku futet edhe punësimi. Pra me pak fjalë, argumenti ‘tipik’ që biznesi i madh me paratë që do të kursejë nga taksat do ti investojë në zgjerimin e aktivitetit dhe krijuar vende të reja pune, bëhet qesharak dhe krijon hilaritet. Ato para thjesht shkojnë në xhepin e pronareve te tyre, dhe çdo gjë tjerët e ka dëshmuar koha që është vetëm mirazh dhe iluzion elektoral.

Për tu ndalur në shifra konkrete të ekonomisë sonë, me taksimin 9% do të  kemi edhe një arkëtim më të paktë në buxhetin e shtetit, rreth 12.8 miliardë në vit. E ajo që nuk thuhet publikisht është se ata që do të fitojnë më shumë prej kësaj uljeje në taksa, do të jenë ai grup biznesmenësh ‘big’, që njihen ndryshe në vend si “oligarkë”. Janë këta që përfitojnë vërtetë nga kjo ulje, janë ata me xhiro vjetore mbi 350,000 milionë lekë, të cilët përfitojnë 8,37 miliardë  lekë në vite, ose 65.9% të uljes.

 E në mesin e këtyre ka një grup edhe më të vogël, të cilët do të bëhen akoma edhe më të pasur, duke përfituar pjesën e ‘luanit’. Janë pikërisht pothuaj 1% (200 më të mëdhenjtë), të cilët do të përfitojnë plot 44,4% të kësaj uljeje, ose 5.7 miliardë lekë.

Për të shkuar më tej, ndodh që kjo ‘batica’ e uljes së tatimit do të shkatërrojë ‘anijet-barkat e vogla’, në konkurrencë me këto 200 më të mëdhenjtë; tatimi i së cilave falë 9% nuk ka për ta kaluar 0.5% të xhiros vjetore, po aq sa do paguante një biznes i vogël në programin e opozitës.  Aq më pak, kjo ulje e normës së tatimit nga 15% në 9% do të mund ti bëjë bizneset më konkurruese. Zor se ndokush me njohuri ekonomike sado bazike mund të deklarojë se 96% e biznesit do të bëhen më konkurrues në tregjet globale, sepse qeveria do t’ju vendosë në dispozicion mesatarisht një plus vlerë prej 193 mijë lekë në vit, falë uljes së TF.

Fokusi dhe diskutimi mbi taksat dhe politikën fiskale së paku duhet zgjeruar, duke mos mbetur vetëm te TAP-i dhe tatim fitimi, por edhe te taksat indirekte, pasi “djalli fshihet në detaje”.

Konkretisht, politika propagandon ulje dhe ‘kursim’ nga reduktimi në taksimet direkte për popullatën, por të gjithë neve pa përjashtim na koston më tepër ‘futja’ e duarve thellë në xhepa përmes taksave indirekte që kanë shënuar vetëm rritje përgjatë viteve (te karburanti, pijet alkoolike, cigaret, tarifat kombetare, etj), të cilat në finale e çojnë tatimpaguesin po në pikën ku u nis. Mos flasim për TVSH, që i merr nga xhepi qytetarit 2 lekë, për çdo 10 lekë që shpenzon edhe kur blen bukë, apo ujë. Pra shkurtimisht, nuk na mbahen nga të ardhurat bruto as 9 dhe as 13%, por shumë më shumë (madje 2-3 fish më tepër), me gjithë tatim-taksat indirekte.

Ndaj, koha e afishimit të vetëm disa premtimeve ‘demodome’ elektoralo-ekonomike duhet ti përkasi të kaluarës. Partitë duhet ti kërkojnë me ngulm ekspertëve të tyre të ekonomisë dhe stafeve thellim në analizë për shifrat që u servirin. Të detajojnë çfarë efekti kanë ato në buxhetin e shtetit, në nivel afatmesëm dhe afatgjatë; analiza kosto-përfitim për që këdo nga aktorët ekonomik që impaktohet nga masat e premtuara dhe mbi të gjitha kalkulime dhe prognoza për të nxjerrë si produkt së paku 3 skenare (më optimisti, realisti, pesimisti) sesi ndërveprimi i forcave ekonomike do të sillet nën ndikimin e ndërhyrjeve që do të ndërmeren direkt e indirekt.

Kaq gjë forcat poltike ia kanë për detyrimin elektoratit të tyre, e mos u premtojnë veçse ‘lugë boshe’, me shifra të zbukuruara.

Igli Tola, pegagog Ekonomie

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!