MENU
klinika

Kryeson më i kamuri i planetit

Presidentët më të pasur në Serie A dhe në botë

26.01.2021 - 14:01

Pronari më i pasur në ekipet e futbollit italian është Rocco Commisso. Presidenti italo-amerikan i Fiorentinës, sipas “Bloomberg Billionaire Index”, ka asete që vlerësohen deri 9.05 miliardë dollarë, falë veçanërisht kompanisë së telekomunikacionit “Mediacom”, e cila reklamohet në bluzat e klubit vjollcë.

Pas tij vjen familja “Zhang” me 7.52 miliardë, e cila kontrollon Interin; ndërsa i treti është Silvio Berlusconi me 7.05 miliardë, pronar i Monza në Serinë B. Më pas është biznesmeni Dan Friedkin, që bleu Romën.

Vetëm vend i pestë për familjen Agnelli, e cila kontrollon Juventusin. Në vendin e gjashtë është Lino Saputo, babai i Joey, numrit një të Bologna, i cili mburret me një pasuri prej 4.67 miliardë.

Renditja e “Bloomberg” gjithashtu përmban emrat e pronarëve më të pasur të klubeve të futbollit në botë. Edhe njeriu me pasurinë më të madhe në planet, meksikani Carlos Slim, pasuria e të cilit llogaritet mbi 50 miliardë dollarë, është pronar i një ekipi futbolli. Por çuditërisht, ai ka zgjedhur Oviedon, që luan në ligën e dytë spanjolle.

Pas meksikanit Slim, me pasuri prej mbi 45 miliardë dollarë, është francezi Pinault, i cili kryeson një grup që kontrollon klubin e Rennes në elitën e futbollit francez.

Në podium, gjithashtu shihet presidenti i Chelsea, Roman Abramovich me 15.9 miliardë dollarë, i cili është rreth 1 miliard dollarë përpara Dietrich Mateschitz, njeriu që shpiku “Red Bull” dhe zotëron një numër skuadrash futbolli në të gjithë botën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN