MENU
klinika

Zhvilloi një video-konferencë me infermierë e vullnetarë

Princi William në vijën e parë të promovimit të vaksinës së Covid

19.01.2021 - 13:50

Jo më larg se dje Princ William mori pjesë në një komunikim me stafin e kujdesit shëndetësor në lidhje me përhapjen e vaksinave, e cila aktalisht po zhvillohet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas një njoftimi për shtyp të pallatit Kensington, duka i Cambridge foli me punëtorët e linjës së frontit dhe vullnetarët nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar përmes një thirrjeje video për të dëgjuar më shumë rreth përfshirjes së tyre në administrimin e vaksinës “Covid-19”.

Gjatë thirrjes, Princi William tregoi se gjyshërisht e tij e kishin bërë vaksinën duke pohuar:

“Gjyshërit e mi kanë bërë vaksinën dhe unë jam shumë krenar për ta që e bënë atë. Është me të vërtetë e rëndësishme që të gjithë të bëjnë vaksinën e tyre”.

Pallati Buckingham kohët e fundit konfirmoi se Mbretëresha Elizabeth ashtu edhe Princi Philip kishin administruar dozat e para të vaksinës Covid-19, në përputhje me shpërndarjen e qeverisë për grupmoshën e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN