MENU
klinika

Futbolli kosovar

Prishtina fiton për herë të 10-të Superkupën

23.01.2021 - 15:00

Prishtina është fituese e Superkupës së Kosovës në futboll. “Plisat” mposhtën Dritën me rezultat 3-1 në ndeshjen e cila u zhvillua në Antalya të Turqisë. Që në minutën e tretë, Qëndrim Zyba realizoi me kokë për epërsinë e parë të “Plisave”.

Dritës iu nevojitën vetëm pesë minuta për t’u kundërpërgjigjur me anë të Kastriot Rexhës. Ai realizoi gol të lehtë pas gabimit të portierit, Eglant Haxho. Në minutën e 21-të Besnik Krasniqi e riktheu epërsinë, duke e shndërruar në gol penalltinë.

Në minutat shtesë Alban Shillova e vulosi fitoren e Prishtinës në minutën e 90+2. Kjo është hera e 10-të që Prishtina e fiton Superkupën e Kosovës në futboll.