MENU
klinika

Transferimi

Pritet vetëm zyrtarizimi, Ozil te Fenerbahce

17.01.2021 - 19:05

Pas 6 vitesh me Arsenal, me kontratën që përfundon në qershor, Ozil largohet nga Londra për te Fenerbahce në Turqi. Klubi i njohur turk ka arritur të sigurojë shërbimet e fantazistit të Arsenal dhe në Turqi mezi po presin zyrtarizimin e tij.

Mesfushori pritet të mbërrijë mbrëmjen e sotme në Staboll, për të planifikuar më pas gjithë prezantimin e tij, edhe pse do të jetë pa tifozë. Megjithatë, mund të ketë një pritje në aeroport, sado e vogël.

Ozil do të firmosë kontratë 3.5 vjeçare te klubi nga Stambolli me pagë neto prej 4 milionë eurosh neto në vit, plus një sërë bonusesh të majme. 5 milionë euro do i paguhen Ozil në tre këste si bonuse.

Nuk mbaron me kaq, sepse 25 mijë euro do t’i përfitojë për çdo ndeshje në të cilën merr pjesë. Gjithashtu ai merr një bonus prej 500 mijë eurosh në rast se Fenerbahce fiton titullin kampion dhe 250 mijë euro në rast se sigurohet kualikimi në Champions League. Një pjesë e pagës së Ozil do të paguhet nga sponsorët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Duhej të përfaqësoja kombin tim”

Mesut Ozil pendohet që luajti për Gjermaninë