MENU
klinika

Moderatorja e ka një përgjigje

Pse Dojna Mema e fshehu lidhjen për një kohë të gjatë?

11.01.2021 - 11:11

Më 29 dhjetor Vlashent Sata zyrtarizoi romancën e tij me Dojna Memën, duke i treguar gjithë botës se ata janë bashkë.

Vlashenti ka publikuar në Instagram një video me moderatoren, ku ka bërë një kolazh të momenteve të tyre më të bukura që na ëmbëlsuan të gjithëve.

Uroj qe ky fundvit t’ju gjeje me zemren dhe syte plot dashuri. Gjithçka tjeter do të behet me mire 💜@dojnamema”- ka shkruar ai.

 

Ndërkohë duke qenë se të dy e kanë bërë lidhjen e tyre publike tashmë, edhe Dojna ka vendosur të mos rezervohet më. Ajo ka ndarë së fundmi në Instagram një foto shumë romantike me Vlashentin. Ata të dy shihen të ulur përballë njëri-tjetrin, ndërkohë që bëjnë gëzuar me një gotë verë. Dojna ka vendosur këmbën e saj mbi atë të Vlashentit, ndërsa ai i drejtohet me një puthje.

E ftuar  në “E Diell”, Dojna tregoi se në fakt nuk e ka mbajtur asnjëherë të fshehtë lidhjen me Vlashentin, megjithëse të gjithë menduan se e kishte bërë diçka të tillë.

“Unë kam 3 vite që jam e lidhur, nuk ka qenë kurrë sekret sepse në cdo intervistë që kam dhënë kam thënë “Jam e dashuruar!”. Me atë njeriun dilja përdore në mes të Bllokut, kudo, na shihte e gjithë Tirana, e dinin të gjithë. Thjesht nuk dola me parrullë e të thosha: “Jam me këtë person.”

Nuk kam dashur ta mbaj sekret, kam dalë hapur me të që ditën e parë me të, por emrin dhe të bëj personin publik nuk e kam bërë sepse është një gjë që diskutohet në cift. Edhe kur nuk je personazh publik, nëse je lidhesh me një djalë nuk e thua direkt, pret njëherë të shohësh si shkojnë gjërat, për më tepër isha në një raport në distancë,”- u shpreh Dojna.